Haliti: Specialen e votojmë edhe në kohë pushimesh
Prishtinë, 27 korrik - Kryesia e Kuvendit të Kosovës është e gatshme ta thërrasë në çdo çast seancën për të miratuar amendamentin për Gjykatën Speciale, edhe në rast se deputetët do të jenë me pushime.
Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti tha të hënën pas mbledhjes së Kryesisë se deputetët duhet të jenë të gatshëm në çdo moment nëse lajmërohen për të ardhur në Kuvend, nëse qeveria është e gatshme për rivotim të amendamentit kushtetues.
Nuk kemi pasur deri më sot asnjë kërkesë për riprocedim. Qeveria e Kosovës, sipas Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, i ka mundësitë që ta thërrasë seancën për riprocedim të amendamenteve kushtetuese dhe të caktojë kohën kur ata janë gati dhe kur i kanë kushtet për ta sjellë.\"
\"Edhe nëse do të na duhet të mos shkojmë me pushime më 1 gusht nuk ka ndonjë problem. Edhe nëse do të jetë e nevojshme të mbajmë një seancë gjatë periudhës së pushimeve për një çështje urgjente, deputetët do të duhet të jenë në krye të detyrës, deklaroi Haliti.