Haliti: Për fusnotën duhet të debatohet në Kuvend
Prishtinë, 23 shkurt - Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i shpreh mirëseardhje në politikë Kadri Veselit, por në një garë të mundshme në PDK, ai pret që kryetar sërish të jetë Hashim Thaçi.
Kryeministri Hashim Thaçi duhet të zbërthejë më detajisht para qytetarëve se çka përmban fusnota, cilat janë përfitimet, cilat janë pasojat dhe sa është jetëgjatësia e saj. Vetëm në këtë mënyrë hiqet mjegulla që është krijuar në opinionin, vlerëson Haliti në një intervistë për Zëri.
Haliti, që konsiderohet njëri nga të fuqishmit e PDK-së, thotë se për çështje të rëndësishme, siç është edhe kjo e fusnotës, duhet të debatohet në Kuvend. Por, i rikujtoi rivalët se fusnota ka ardhur si rekomandim nga SHBA dhe BE.