Haliti: PDK-ja ska hequr dorë nga kryeministri
Prishtinë, 4 dhjetor - Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se nuk është në dijeni se kujt do ti takojë posti i kryeministrit, PDK-së apo LDK-së.
Ai ka thënë se këtë vikend do të takohen Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa dhe do të vendosin për variantin më të mirë të mundshëm për ta qeverisur Kosovën.
Haliti ka bërë me dije se PDK-ja nuk ka hequr dorë nga posti i kryeministrit, mirëpo sipas tij, për negocimin e kësaj çështje me LDK-në është i autorizuar lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, së bashku me grupin negociator të kësaj partie.
Vullneti ynë është që Thaçi të jetë kryeministër, por mundësia pastaj se kush do të jetë kryeministër i Kosovës, u mbetet negociatave që janë duke u zhvilluar, është shprehur Haliti.
/epoka e re/