Haliti: Nuk kemi krizë parlamentare
Prishtinë, 27 tetor - Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka vlerësuar se Kosova nuk ka krizë parlamentare, po shumica po pengohet nga pakica të kryejë punën e saj.
Ai ka deklaruar se seancat duhet të mbahen dhe se opozita duhet që nëpërmjet debatit ti bindë deputetët e pozitës dhe qytetarët e vendit se ka të drejtë.
Haliti në një bisedë për Epokën e re, ka thënë se është kundër mbajtjes së referendumit dhe zgjedhjeve të reja.
Sipas tij, askund në botë nuk mbahen zgjedhjet pse pakica është e pakënaqur me shumicën.
Ne nuk kemi krizë parlamentare. Nuk dua tash të jap leksione, por krizë parlamentare është kur pozita nuk i ka 51 për qind të votave në Kuvend, ka deklaruar Haliti.