18 Janar 2025

Haliti: Nuk i kemi votat për demarkacionin

Prishtinë, 20 gusht - Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se në bazë të qëndrimeve të deputetëve, koalicioni nuk i ka votat për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Madje Haliti ka thënë se për të numri i mjaftueshëm i votave do të ishte nëse pushteti dhe opozita do ta votonin këtë marrëveshje.

“Në qoftë se koalicioni do të votonte unison ashtu siç i ka numrat, atëherë do ta kalonte. Por, në bazë të deklaratave të deputetëve, unë nuk po e shoh që koalicioni i ka votat e mjaftueshme akoma.\"

\"Sidoqoftë për mua numri i mjaftueshëm do të ishte nëse pushteti dhe opozita do ta votonin këtë ligj dhe nëse ishin të sinqertë me njëri-tjetrin për ta thënë të vërtetën lidhur me demarkacionin”, ka deklaruar Haliti, për zëri.info.

Demarkacioni do të dal në votim në Kuvendin e Kosovës me 1 shtator.

/Zeri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)