23 Janar 2025

Haliti: Nuk i frikësohem Speciales

Prishtinë, 25 maj - Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Xhavit Haliti, thotë se nuk i frikësohet aspak krijimit të Gjykatës Speciale, e cila pritet të merret ekskluzivisht me disa ish-guerilë të pensionuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive, dhënë gazetës “Zëri”, thotë se është në interes të shtetit të Kosovës që të votohet Specialja.

Zyrtari i PDK-së, Haliti, ka akuzuar se për krijimin e Gjykatës Speciale kanë kontribuuar edhe disa politika shqiptare në Kosovë, të cilët i gëzohen këtij tribunali. Por, ai ka një porosi për këta njerëz që të mos ngrenë aktakuza pa i ngritur ato drejtësia. Megjithatë, thotë se nuk e ka kasavet shumë punën e Gjykatës dhe se jetën pas lufte edhe ashtu e ka tepër.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ndërkaq thotë se ngjarjet e fundit në Maqedoni nuk është dashur të ndodhin, derisa ka një mesazh për shokun e tij të lëvizjes, kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, që duhet të reflektojë për ato që kanë ndodhur në Maqedoni.

Zyrtari i PDK-së vlerëson se ka shumë gjasa që koalicioni PDK-LDK ta përfundojë mandatin bashkë, derisa nuk ka menduar që të kandidojë për kryetar partie pas kalimit të Thaçit në Presidencë. /Zëri/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)