Haliti: Jemi të gatshëm për kompromise
Prishtinë, 19 shtator - Anëtari I kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, e ka vlerësuar pozitivisht iniciativën e presidentes Atifete Jahjaga për ti takuar liderët e partive parlamentare për çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka kërkuar nga të gjithë partitë politike ta mbështesin këtë iniciativë të Jahjagës.
Haliti ka thënë se PDK-ja është e gatshme të bëjë edhe kompromise me partitë e tjera politike në mënyrë që Kosova ti ketë institucionet e reja, shkruan Epoka e Re.
Nëse jemi të gatshëm të bashkëqeverisje, është normale të jemi të gatshëm edhe për kompromise, ka deklaruar Haliti, duke shtuar se PDK-ja nuk ia ka mbyllur derën as qeverisë gjithëpërfshirëse.