Haliti, e zëvendëson përkohësisht kryeparlamentarin Krasniqi

Prishtinë, 9 gusht - Megjithëse, me vendim të Kryesisë, nga 1 deri më 19 gusht është dhënë pushim vjetor për deputetët, Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon ta ushtrojë funksionin e tij kushtetues. 
Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, e zëvendëson përkohësisht kryeparlamentarin Krasniqi në krye të legjislativit të vendit. Sekretaria dhe Administrata e Kuvendit gjithashtu e  vazhdojnë punën rregullisht. 
Kuvendi i Kosovës funksionon dhe mund të mblidhet brenda 24 orëve, nëse kërkohet nga grupet parlamentare.
Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun 















