15 Janar 2025

Haliti: Bisedimet nuk e dëmtojnë Kosovën

Prishtinë, 22 tetor - Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, tha se bisedimet me Serbinë duhet zhvillohen, duke pasur gjithmonë parasysh vijat e kuqe, të cilat nuk mund të preken. Pas mbledhjes së Kryesisë, Haliti tha se Kosova duhet të shikojë rrugën evropiane dhe për këtë, bisedimet nuk e dëmtojnë në asnjë rast Kosovën.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, tha se fillimi i bisedimeve me Serbinë nuk e dëmtojnë aspak Kosovën. Ai tha se Kuvendi dhe Qeveria e dinë fare mirë se ku janë vijat e kuqe, të cilat nuk mund të preken. Haliti vlerësoi se këto bisedime do ta bëjnë Kosovën më evropiane.

“Ne i dimë dhe qeveria i din vijat e kuqe ku nuk mund të preket. Ne po përpiqemi që Kosovën ta bëjmë Kosovë evropiane dhe ta harrojmë të kaluarën e luftërave të ftohta që kanë qenë dhe të kufijve strikt të paprekshëm dhe të platformave partiake. Bisedat nuk e dëmtojnë Kosovën në asnjë rast. Ne kemi biseduar edhe gjatë kohës së luftës në Rambuje, edhe kemi shpallur armëpushim të njëanshëm, duke dashur që t’i japim një sinjal pozitiv botës dhe jemi të përcaktuar që të ecim tutje bashkë në Bashkësinë Ndërkombëtare në këtë rast partnerët tanë strategjik euro-amerikanë. Mendoj që jemi më evropian se sa Serbia”, tha Haliti.

Ndërkaq, lidhur me protestën e sotme të Lëvizjes Vetëvendosje, Haliti tha se nuk ka ndonjë informacion zyrtar se për çfarë ka ndodhur.

“Protestat janë të ligjshme janë të drejta për ata që protestojnë në demokraci. Rruga për organizimin e protestave të ligjshme dihet ashtu siç dihet që shumë raste protestat organizohen në mënyrë të paligjshme”, tha Haliti.

Në mbledhjen e sotme të kryesisë nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërkohë, kryesia ka vendosur që seanca e radhës së kuvendit do të mbahet më 1 nëntor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)