Haliti: Bashkimi Evropian ska kohë ta presë Kosovën
Prishtinë, 26 nëntor - Kryetari i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë, Xhavit Haliti, ka vlerësuar se nëse Kosova dëshiron liberalizimin e vizave dhe integrimin e saj të plotë evropian duhet ti përmbushë të gjitha kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.
Në një intervistë për Epokën e Re, Haliti ka thënë se BE-ja nuk ka kohë ta presë Kosovën derisa ti përmbushë kriteret e kërkuara.
Ai ka theksuar se nëse Kosova i kryen detyrat askush nuk ia ndalon liberalizimin e vizave dhe integrimin në BE.
Sipas tij, në këtë çështje Kosova shpeshherë e fajëson BE-në pa të drejtë.
Haliti nuk ka shprehur optimizëm nëse do të ndodhë liberalizimi këtë vit.
Janë disa arsye që tani është vështirë për ta zënën hapin që kemi humbur gjatë vjeshtës. Një ndër arsyet është se në vitin tjetër shtetet kryesore të BE-së kanë zgjedhje, është shprehur Haliti.