Halim Halimi zgjidhet kryesues i Kuvendit të Prishtinës
Prishtinë, 22 janar - Sot në Kuvendin komunal të Prishtinës me shumicë votash është zgjedhur kryetari i kuvendit.
Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës Halim Halimi, ka marrë 26 vota, nga 50 asamblistët e pranishëm në sallë.
Ndërsa kandidati nga Lëvizja për Bashkim, Brahim Mehmetaj, ka marrë 15 vota, dhe kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës, Lirak Celaj ka marrë 9 vota.
Halim Halimi pas marrjes së detyrës si kryesues i kuvendit të komunës së Prishtinës, tha se do të punojë në bazë të ligjit, të statutit dhe në bazë të rregullores të Komunës së Prishtinës. /albeu.com/