Haki Rugova kandidat i LDK për kryetar të komunës së Istogut
Prishtinë, 5 mars - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) tashmë ka zgjedhur kandidatin qe do të garojë në këto zgjedhje për kryetar të Komunës së Istogut. Ky është Haki Rugova, i cili edhe më herët ka ushtruar detyra me rëndësi komunale.
Këtë e konfirmoi edhe nënkryetari i LDK së, Lutfi Haziri, i cili tha se LDK ja është në përgatitje e sipër për zgjedhjet në Istog.
"Haki Rugova ka qenë zëvendëskryetar i komunës, kryeshef ekzekutiv në atë komunë, zëvendëskryetar i degës së LDK së, është njeriu më i afërt dhe më kompetent si pjesë e këtyre zhvillimeve dhe besoj se është emri konsensual, i cili do të jetë trashëgimtar i postit të kryetarit të komunës", ka thënë Haziri. Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunës së Istogut mbahen më 11 prill.