23 Janar 2025

Hajzeraj - Beqaj vlerëson bashkëpunimin me Ambasadën Turke

Prishtinë, 19 mars - Zv.ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale Rita Hajzeraj –Beqaj ka zhvilluar sot një takim pune me ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songül Ozan.

Znj. Hajzeraj - Beqaj fillimisht  falenderoi znj. Ozan  për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi nga ambasada turke në Kosovë dhe Qeveria e Turqisë për Kosovën duke shprehur kështu vullnetin e saj dhe të Ministrisë së Punës për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral për projekte të përbashkëta që janë në të mirë të qytetarëve të vendit tone.

Gjatë këtij takimi zv/ministrja Hajzeraj e njoftoi ambasadoren Ozan lidhur me hapat që ka ndërmarrë Ministria e Punës në realizimin e projekteve të ndryshme me theks të veçante projektëve që janë të ndërlidhura për t’iu ndihmuar personave me nevoja të veçanta.

Nga ana tjetër ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë znj. Songül Ozan fillimisht e uroi znj. Hajzeraj-Beqaj për pozitën e re në Ministrinë e Punës dhe u zotua se Ambasada Turke në Kosovë është e gatshme të bashkëpunojë  dhe të ndihmojë  Ministrinë e Punës ne realizimin e projekteve të ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)