Hajrush Baraliu akuzon Lulzim Zenelin
Prishtinë, 26 prill - Anëtari i grupit punues nënkryetari Lulzim Zeneli me qëndrimet e tija dhe interpretimin që bënte pas takimeve nuk ishte konstruktiv dhe interpretonte në kryesi diçka që nuk ishte bisedua fare me grupin punues të LDK, kjo ka ndikuar edhe te kryetari Daci.
Lulzim Zeneli në LDD është njeriu më pa punëtorë dhe që më së paku angazhohet për të mirën e përgjithshme të LDD-së. Kështu ka deklaruar Hajrush Bjraliu në një intervistë për gazetën Bota sot.
Ai ka kritikuar edhe Nexhat Dacin për marrëveshjen e koalicionit me AAK-në. Gabimi i tij po përsëritet nga e kaluara sepse u besonte në të kaluarën atyre që më vonë ia kthyen shpinën.\"
\"Të njëjtin gabim po e përsërit edhe tani sepse u beson atyre që nuk angazhohen për të mirën e LDD por shkojnë kah shkatërrimi i LDD siç është nënkryetari Lulzim Zeneli.\"
\"Unë kam qëndrua afër Akademik Dacit kur e ka pas më së vështiri në fillim por edhe pas largimit të atyre që shumë u besonte.\"
\"Tani konsideroj se ma ktheu shpinën mua me jo transparencën e tij ndaj meje por edhe ndaj nënkryetarëve të LDD Besa Gaxherri dhe Fadil Gecit ka thënë ndër të tjerash Hajrush Baraliu në intervistën e dhënë në gazetën Bota sot