Guvernatorja e Shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds viziton Kosovën
Prishtinë, 26 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Guvernatoren e Shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds.
Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Guvernatorja Reynolds do të nënshkruajnë marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Iowa-s në hollin e Kuvendit, ndërkaq pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, do të deklarohen për media.
Guvernatoren e Shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.