Guvernatori i shtetit Iowa viziton Kosovën
Guvernatori i shtetit amerikan të Iowa-s, Terry Branstad do të udhëheqë një delegacion në Kosovë për të nënshkruar një marrëveshje binjakëzimi ndërmjet shtetit Iowa dhe Kosovës.
Presidentja Jahjaga në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari do t'i uron mirëseardhje Guvernatorit Branstad.
Guvernatorit Branstad po ashtu do të takohet edhe me Kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi.
Po ashtu gjatë ditës së sotme Presidentja Jahjaga pret në takim Guvernatorin Branstad ku do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Partneritetit.