17 Janar 2025

GSBGJ dënon deklaratat e imamit, FRM, LISBA dhe Kelmendit

Prishtinë, 14 qershor - Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore  (GSBGJ) fuqimisht dënon deklaratat nga imami i xhamisë Suzi Zerrini të Prizrenit, Irfan Salihu dhe nga Forumi i të Rinjëve Musliman (FRM,  Forumi Rinor i Lëvizjes Islamike për Bashkim - LISBA), të miratuara nga Gëzim Kelmendi,  anëtar i Partisë së Drejtësisë, gjatë një debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës më 6 qershor.

Këto deklarata sipas këtij grupi janë degraduese, frikësuese dhe nxisin dhunë ndaj grave. Këto deklarata shpërfillin parimet e demokracisë, të drejtave njerëzore dhe tolerancës.

Për më tepër, deklarata të tilla përderisa nxisin apo përhapin \"urrejtje, përçarje ose jotolerancë” midis grupeve të ndryshme në Kosovë, të njëjtat sipas GSBGJ paraqesin edhe një vepër penale sipas nenit 147 të Kodit Penal të Kosovës, një vepër e cila bëhet e rëndë nëse kryhet \"në një mënyrë sistematike ose duke përfituar nga posti apo autoriteti që ka\".

\"Sulmet që kanë në shënjestër gratë, sa i përket moralit të tyre, paraqesin një formë serioze të pabarazisë dhe diskriminimit në baza gjinore. Për më tepër, deklarata të  tilla armiqësore të cilat përkrahin dhunën ndaj grave nxisin dhe justifikojnë sulmet fizike, duke cenuar një nga të drejtat themelore të njeriut për një jetë pa dhunë.\"

\"Një rast i tillë është kërcënimi i integritetit personal dhe sigurisë fizike nga FRM ndaj Alma Lamës, Anëtare e Parlamentit (AP), pasi ajo ka reaguar publikisht për deklaratën e imam Salihut\", thuhet në deklaraten publike të  (GSBGJ).

GSBGJ është shumë e shqetësuar nga deklaratat e fundit dhe të mëparshme, si dhe nga frikësimet dhe kërcënimet që këto deklarata sjellin.

GSBGJ përgëzon deklaratat e lëshuara nga Grupi i Grave Deputete në përgjigje të këtyre ngjarjeve, grup ky që përfaqëson gra nga parti të ndryshme politike në Kuvend, si dhe deklaratën  e bërë nga Qeveria e Kosovës lidhur me komentet e Imam Salihut.

Ne bëjmë apel tek të gjithë anëtarët e Kuvendit të  Kosovës, tek të gjitha komunitetet dhe  bashkësitë fetare dhe tek qytetarët e Kosovës që të dënojnë fuqimisht këto deklarata, frikësime dhe kërcënime.

GSBGJ inkurajon autoritetet e Kosovës që të vendosin një precedent të fortë për të penguar deklaratat publike të cilat nxisin urrejtjen, jolerancën dhe dhunën në të ardhmen, si dhe të afirmojnë vlerat dhe principet themelore të një shoqërie demokratike të kodifikuara në legjislacionin e Kosovës. 

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGJ) është një grup i përberë nga akterë të shumtë i cili  kryesohet nga UN Women. Anëtarët e mëposhtëm të GSBGJ-së e kanë përkrahur këtë deklaratë: UN Women, UNDP, UNICEF, UN-Habitat, OHCHR, UNFPA, UNHCR, WHO, OSBE dhe Zyra e BE-së in Kosovë /Përfaqësuesi Special i BE-së. Institucionet Kosovare: Agjencia për barazi Gjinore. Organizatat joqeveritare të shoqërisë civile: Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, Kvinna till Kvinna, dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)