28 Dhjetor 2024

Grupit punues për Liberalizim të vizave ka pasur progres

Prishtinë, 26 mars - Sot, në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i radhës i Grupit punues për Liberalizim të vizave. Në këtë takim morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, anëtarë të grupit punues, përfaqësues të EULEX-it dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme.

Ministri Pajaziti tha se ”Bashkërisht më të gjithë aktërët krysore që janë në grupin punues për liberalizimin e vizave kemi arritur që ta sensibilizojmë këtë proces brenda institucioneve tona dhe brenda shoqërisë kosovare”.

Duke folur për arritjet e Grupit punues për Liberalizim të vizave, ministri i Brendshëm Pajaziti, theksoi se “këto takime tregojnë përkushtimin tonë dhe tuajin si përfaqësues të institucioneve të ndryshme për të avancuar në këtë proces. Ky proces është tregues se shoqëria jonë është e interesuar jashtëzakonisht shumë që të shkoj më tutje, të bëj hapa përpara, në njëfarë mënyre në përshpejtimin e procesit të Liberalizimit të vizave me BE-në”.

Duke folur për plotësimin e kritereve të kërkuara nga Komisioni Evropian, ministri i Punëve të Brendshme, Pajaziti theksoi se “që nga takimi i kaluar i këtij grupi punues, duhet theksuar se ka pasur progres të dukshëm sa i përket plotësimit të kritereve që dalin nga Udhërrëfyesi për Liberalizim të vizave dhe planit të veprimit, si dhe zotimeve që kemi marrë nga takimi i mbajtur në janar të këtij viti me Komisionin Evropian në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit, posaçërisht në politikat  e ripranimit dhe integrimit të personave të riatdhesuar, sigurinë e dokumenteve, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar.

Duke folur për angazhimet në vijim, ministri Pajaziti theksoi se “gjatë kësaj periudhe, si dhe në muajt në vijim duhet t’i intensifikojmë angazhimet tona në plotësimin e të gjitha kritereve që dalin nga procesi i Liberalizimit të vizave, që do të rezultojë në ofrimin e udhërrëfyesit zyrtar nga Komisioni Evropian dhe në përshpejtimin e rrugës tonë deri tek Liberalizimi i plotë i vizave me Bashkimin Evropian, ku presim që shumë shpejtë të marrim edhe zyrtarisht Udhërrëfyesin për Liberalizim të vizave. Ky është një test aspak i lehtë, një proces që do angazhime edhe më të mëdha, investime në punë të caktuara, para së gjithash kërkon një koordinim”, tha ndër të tjera ministri Pajaziti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)