01 Maj 2025

Grupimi PDK me pakicat çon vendin në zgjedhje

Prishtinë, 10 korrik - Në rast se pretendimet e Partisë Demokratike të Kosovës dalin të sakta për koalicion me partitë e pakicave, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe kjo mund të dihet qysh nga 17 korriku.

PDK pretendon se përveç 37 ulëseve të fituara në zgjedhje, ka më shumë sesa 47 deputetë në grupin e saj apo më shumë sesa që aktualisht ka koalicioni LDK, AAK dhe Nisma, me grupin e përbashkët parlamentar.

Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Punës së Kuvendit, grupi më i madh parlamentar merr të drejtën e propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit.

Por, në rastin e PDK-së, edhe nëse ka arritur të sigurojë një grup me më shumë sesa 47 deputetë për t’u identifikuar si më i madhi, nuk besohet se do t’ia dalë që të sigurojë 61 vota për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Grupimi LDK, AAK dhe Nisma, duke llogaritur në mbështetjen e Vetëvendosjes, beson se i ka gjithsej 63 vota, kështu që PDK nuk do të mund ta përmbyllte këtë pikë.

 

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)