Grupi parlamentar i Miqësisë Kuvajt - Kosovë viziton Kosovën
Prishtinë, 12 prill - Grupi parlamentar i Miqësisë Kuvajt - Kosovë, në kuadër të vizitës në Kosovë, sot do të zhvillojë disa takime në Kuvendin e Kosovës.
Grupi do te takohet me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione si dhe me Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.