Grupi Parlamentar i AAK, merr vendim ta bojkotoj Kuvendin
Prishtinë, 2 mars - Të pakënaqur me angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës; Presidentit, Qeverisë por edhe Kuvendit në përpshpejtimin e lirimit të Ramush Haradinajt, Grupi Parlamentar i AAK-së merr vendim ta bojkotojë Kuvendin e Kosovës, deri me datë 6 Prill 2017.
Grupi Parlamentar i AAK-së, i bindur se nuk po ndërhyn në sistemin e drejtësinë, shtyrjen e vendimit për lirimin e Haradinajt, e konsideron padrejtësi në vete.
Deputetetët e AAK-së, janë të zhgënjyer me neglizhencën që institucionet e Kosovës e kanë pasur në Rastin Haradinaj, por edhe në raport me fletarrestet e kundërligjshme të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës.
Ne deputetët e AAK-së, kemi vendosur për këtë masë, me bindjen se kjo do të kuptohet drejt dhe do të nxisë angazhimin e duhur të shtetit të Kosovës në mbrojtjen e ish-kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.