Grupi i Miqësisë Austri - Kosovë vazhdon vizitën në Kosovë
Prishtinë, 21 janar - Në vazhdën e takimeve në Kuvendin e Kosovës, Grupi i Miqësisë Austri - Kosovë i Parlamentit të Austrisë do të ketë takime të ndara me dy komisione parlamentare.
i Miqësisë Austri - Kosovë i Parlamentit të Austrisë gjatë ditës së sotme do të takohet me Komisionin për Integrime Evropiane dhe Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës se Kosovës.
Po sot do të mbahet konferencë e përbashkët për media e delegacionit nga Parlamenti i Austrisë dhe kryetarët e komisioneve të lartpërmendura, Teuta Sahatqija dhe Enver Hoxhaj