Grupi i Grave nga Shqipëria vizituan Agjencinë për Barazi Gjinore
Prishtinë, 14 shkurt - Sot në Agjencinë për Barazi Gjinore ishte për vizitë Grupi i Gravenga Republika e Shqipërisë ne kuadër te cilit janë aktivistet politike, përfaqësueset e medieve dhe të shoqërisë civile.
Në takim u.d. Kryeshefe Ekzekutive e ABGJ së Shqipe Krasniqi, njoftoi rrjetin e grave lidhur me historikun, planet dhe aktivitet te cilat i zhvillon Agjencia për Barazi Gjinore ne kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës .
Gjithashtu, Krasniqi gratë u njoftuan lidhur me legjislacion ekzistues, mekanizmat institucional për barazi gjinore, për partneritetin me partneret e ABGJ-së (UNIFEM,UNDP,UNICEF etj), si dhe për pjesëmarrjen e ABGJ-së nëpër institucione që kanë te bëjnë me barazi gjinore në Republikën e Kosovës .
Rrjeti i grave nga Shqipëria nen ombrellën e Grupit të Grave shpjeguan rolin e tyre në institucionet dhe shoqatat ku ato punojnë, rrjedhat dhe pozita e gruas në Shqipëri. Po ashtu, ato treguan lidhur me historikun, planet dhe objektivat e Rrjetit të Grave në Republikën e Shqipërisë.