Grupi i Grave Deputete përmbylli Javën e Gruas
Prishtinë, 26 mars - Grupi i Grave Deputete përmbylli Javën e Gruas, të cilën e organizoi në bashkëpunim me NDI-në dhe USAID-in gjatë së cilës u mbajtën shumë ligjërata e trajnime për gruan në ndërmarrësi, për Zhvillimin e karrierës, të folurit para publikut, si dhe bashkëpunimin me media.
Për këto trajnime janë sjellë eksperte ndërkombëtare, si: Cathy Allen, Bonnie Broun, Pamela Hart nga të cilat përfituan 100 pjesëmarrëse nga partitë politike, shoqëria civile, biznesi etj.
Në panele kontribuuan edhe deputetet e Kuvendit të Kosovës: Flora Brovina, Donika Kadaj, Suzan Novobërdali, Alma Lama, Sevdije Lama, Lumnije Morina, Aurora Bakalli, Vjosa Osmani, Rita Hajzeraj ,Ganimete Musliu , Teuta Haxhiu, Emilia Rexhepi, Time Kadrijaj , Lirije Kajtazi, Albulena Haxhiu, Albana Fetoshi, Xhevahire Izmaku.
Java u përmbyll me ndarjen e certifikatave 100 pjesëmarrëseve, të cilat deklaruan se kanë përfituar shumë gjatë kësaj jave, sidomos në zhvillimin e kapaciteteve të tyre në sektorin në të cilin kanë marrë pjesë.
Javën e Gruas e përmbyllën kryetarja e GGD, znj. Teuta Sahatqija dhe anëtarja e Bordit të GGD znj.Flora Brovina me ndarjen e 11 mirënjohjeve.
Këto mirënjohje GGD-ja i ndan për kontribut të rëndësishëm në: zhvillimin e demokracisë, lirinë e Kosovës, angazhimin për të drejtat e njeriut, promovimin e barazisë gjinore, kontribut në kulturë etj. Këto mirënjohje iu ndan:
Presidentes së Kosovës znj. Atifete Jahjaga, nga familja Jashari znj. Besarta Jashari, bilbilit të Kosovës znj. Nexhmije Pagarusha, kryetarit të Parlamentit, Jakup Krasniqi, veprimtares Nekibe Kelmendi (pas vdekjes), veprimtareve për të drejtat e njeriut, zonjave: Natasha Kandiq dhe Sonja Biserko, aktores Safete Rogova, redaktores së revistës Teuta, znj. Sanije Gashi, gazetarit dhe poetit, Halil Matoshi si dhe gruas ndërmarrëse, znj. Dhurata Bardoniqi. Në emër të nderuarve u falënderua presidentja e Kosovës znj Atifete Jahjaga, e cila përfundoi fjalimin e saj duke thënë:
Këtë çmim e pranoj si shtytje dhe inkurajim që të vazhdoj punën time për të përmirësuar pozitën e gruas në shoqërinë tonë, sepse asnjë shoqëri nuk mund të përparojë pa përparimin e gruas.
Grupi i Grave Deputete nderoi me mirënjohje njëmbëdhjetë personalitete.
Grupi i grave Javën e Gruas e organizoi në bashkëpunim me NDI-në dhe USAID-in gjatë së cilës u mbajtën shumë ligjërata e trajnime për gruan në ndërmarrësi, për Zhvillimin e karrierës, të folurit para publikut, si dhe bashkëpunimin me media. Hapjen e bënë nikoqiret e Javës :znj Teuta Sahatqija dhe Laura Nichols.
Për këto trajnime janë sjellë eksperte ndërkombëtare si ; Cathy Allen, Bonnie Broun, Pamela Hart nga të cilat përfituan, 100 pjesëmarrëse nga partitë politike, Shoqëria Civile, Biznesi e tj. Në Panele kontribuuan edhe Deputetet e Kuvendit të Kosovës: znj; Flora Brovina, Donika Kadaj, Suzan Novobërdali, Alma Lama, Sevdije Lama, Lumnije Morina, Aurora Bakalli, Vjosa Osmani, Rita Hajzeraj ,Ganimete Musliu , Teuta Haxhiu, Emilia Rexhepi, Time Kadrijaj, Lirije Kajtazi, Albulena Haxhiu, Albana Fetoshi, Xhevahire Izmaku.
Java u përmbyll me ndarjen e certifikatave 100 pjesëmarrëseve të cila deklaruan se kanë përfituar shumë gjatë kësaj jave sidomos në zhvillimin e kapaciteteve të tyre në sektorin në të cilin kanë marrur pjesë.
Javën e Gruas e përmbyllën kryetarja e GGD-ës, znj. Teuta Sahatqija dhe anëtarja e Bordit të GGD znj.Flora Brovina me ndarjen e 11 mirënjohjeve; Këto mirënjohje GGD i ndan për kontribut të rëndësishëm në: zhvillimin e demokracisë, Lirinë e Kosovës, angazhimin për të drejtat e njeriut, promovimin e barazisë gjinore, kontribut në kulturë etj.
Këto mirënjohje ju ndan: Presidentes së Kosovës znj Atifete Jahjaga, nga familja Jashari znj. Besarta Jashari, bilbilit të Kosovës znj. Nexhmije Pagarusha, Kryetarit të Parlamentit, Jakup Krasniqi, veprimtares znj.Nekibe Kelmendi, veprimtareve për të drejtat e njeriut zonjave: Natasha Kandiq dhe Sonja Biserko, aktores Safete Rogova, Redaktores së Revistës Teuta, znj Sanije Gashi, gazetarit dhe poetit, Halil Matoshi si dhe gruas ndërmarrëse, znj. Dhurata Bardoniqi.
Në fund në emër të nderuarve u falënderua vetë presidentja e Kosovës znj Atifete Jahjaga, e cila përfundoi fjalimin e saj duke thënë se: Këtë çmim e pranoj si shtytje dhe inkurajim që të vazhdojë punën time për të përmisuar pozitën e gruas në shoqërinë tonë, sepse asnjë shoqëri nuk mund të përparojë pa përparimin e gruas.