Grupi i deputetëve britanik pritet ta vizitojn Kosovën
Prishtinë, 21 shtator - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur ambasadorin britanik, Ian Cameron Cliff OBE.
Në takim është biseduar për gjendjen në pjesën veriore të Kosovës dhe për lëvizjen e mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe anasjelltas.
Është biseduar, ndërkaq dhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovë, si dhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me imunitetin e deputetëve.
Kryekuvendari Krasniqi e ka falënderuar ambasadorin Cameron për angazhimin e tij për qetësimin e gjendjes në veri të vendit.
Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, gjatë muajit nëntor vendin tonë do ta vizitojë Grupi i deputetëve britanik në Unionin Ndërparlamentar.