Grupet parlamentare mblidhen në ora 12
Prishtinë, 4 gusht - Kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës pas konsultimeve me shefat e grupeve parlamentare të dy subjekteve politike, LVV-së dhe LDK-së ka vendosur që grupet parlamentare të mblidhen në ora 12 për zhbllokimin e situatës rreth vazhdimit të seancës. Kjo vjen pas mungesës së deputetëve të PAN-it në seancë.
...
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës tashmë ka nisur. Mbledhja po kryesohet nga Adem Mikullovci nga Lëvizja Vetëvendosje, si deputeti më i vjetër në moshë.
Ne sallë nuk janë të pranishëm deputetët e koalicionit PAN, përveç Milaim Zekës, deputet nga Nisma për Kosovën.
Ndryshe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci, i cili si deputet më i vjetër në moshë ka kryesuar punimet e seancës konstituive të Kuvendit, ka thënë se oferta e Kadri Veselit, është e papranueshme.
"Na thanë ‘votojeni Ramush Haradinajn, se jemi marrë vesh me Kadri Veselin që të tërhiqet’. Është i papranueshëm për neve. Një kryeparlamentar që ka rënë bashkë me Qeverinë që ra, të zgjidhet prapë në të njëjtin post, është e palogjikshme”, ka thënë Mikullovci.