Grupet parlamentare bashkërendisin veprimet për rrëzimin e Qeverisë
Prishtinë, 30 maj - Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa priti në takim kryetarin e Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmetin për të diskutuar për organizimin e opozitës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së koalicionit PAN.
Pas takimit LDK ka bërë të ditur se ekziston pajtimi se vendit i nevojiten zgjedhje të parakohshme, për çfarë do të punohet për të siguruar mbështetjen e nevojshme të deputetëve të opozitës, por edhe të atyre të pozitës.
Grupet parlamentare sipas LDK-se do të bashkërendisin veprimet për rrëzimin e Qeverisë.