Gruevski uron Mustafen
Prishtinë, 18 dhjetor - Kryeministri i Qeverisë së Republikës sëKosovës, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga kryeministri iMaqedonisë, Nikolla Gruevski.
Në telegramin e urimit të Kryeministrit Gruevski thuhet:
Shkëlqesia juaj,
Kam nderin e veçantë që në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal të ju uroj përzemërsisht me rastin e zgjedhjes tuaj për Kryeministër të Republikës së Kosovës.
Qëllimi ynë është zhvillimi dhe avancimi i politikës së fqinjësisë së mirë, të bazuar në vlera parimore, marrëdhënie të afërta dhe miqësore, të cilat përpiqemi ti zhvillojmë në frymën e respektit të ndërsjellë dhe të respektimit të parimeve demokratike.
Dua të shfrytëzoj rastin dhe të ritheksoj interesimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për vazhdimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, përfshi ekonominë, si fushën me potencialin më të madh.
I bindur se do të punojmë bashkë në fuqizimin e prosperitetit demokratik, ekonomik, shoqëror dhe të sigurisë në regjion, më lejoni që edhe një herë t\'iu shprehi konsideratën time më të lartë.
Nikolla GRUEVSKI