Gruaja në politikë, Platforma e gruas për procesin e integrimit në BE
Mitrovicë, 15 prill - Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i përkrahur nga Fondacioni Konrad-Adenauer (KAS) dhe Fondacioni Eduardo Frei (EFF) nga Holanda, organizuan në Mitrovicë seminarin me temë Gruaja në politikë, Platforma e gruas për procesin e integrimit në BE.
Nëntema të këtij seminari ishin: Femra aktive brenda BE-së, Vlerat themelore partiake në Kosovë, Strukturat brenda Forumit të Gruas, Lidhjet mes gjeneratave, Tërheqja e anëtareve të reja, Menaxhimi strategjik dhe komunikimi brenda Forumit të Gruas etj.
Seminari certifikoi 30 pjesëmarrëse, anëtare të Forumit të Gruas të LDK-së nga 10 komuna, si dhe ofroi mundësi të mira që pjesëmarrëset të marrin përvoja nga trajneret me renome ndërkombëtare nga Holanda, zonja Hester Tjalma dhe Petra Gronebeg, si dhe nga trajneret profesionale nga Kosova.
Ky seminar është realizuar në mënyrë interaktive, kështu që edhe pjesëmarrëset kanë kontribuar me diskutimet e tyre, të cilat kanë qenë shumë përmbajtjesore. Mesazhi më i fuqishëm që doli nga ky seminar është: Gruaja të mbështetë gruan, të jenë në një zë për fuqizimin e tyre.
Po ashtu, në seminar është potencuar thënia e ish-Sekretares së ShBA-ve, zonjës Medlin Ollbrait, e cila ka thënë: Është një vend i sigurt në ferr për gratë, të cilat nuk i përkrahin gratë.
Lidhja Demokratike e Kosovës u ka prirë të gjitha proceseve më të rëndësishme në Kosovë, prandaj edhe Forumi i Gruas i LDK-së si organizimi më masiv politik në Kosovë ka meritat për të arriturat deri më tani në fuqizimin e pozitës së femrës.
Politikat e Forumit të Gruas të LDK-së synojnë të afirmojnë dhe të realizojnë politikat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për qeverisje të drejtë, ligjore, demokratike dhe evropiane