Griboski: SHBA ka të njëjtin qëndrim për Kosovën
SHBA, 3 gusht - Edhe pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, nuk ka ndryshime në qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës, thotë eksperti amerikan për Ballkanin Xhozef Griboski.
Pothuajse nuk ka dallime midis administratës së presidentëve Obama dhe Bush. Njëri nga këto aspekte të përbashkta është edhe Kosova, thotë Griboski, duke pohuar se SHBA-të edhe më tutje mbesin pranë qëndrimit se Kosova është e pavarur dhe se Uashingtoni si të tillë e mbështet.
Lidhur me negociatat për Kosovën të cilat i kërkon Serbia, Griboski thotë se Serbia dhe Kosova duhet t\'\'i fillojnë bisedimet direkte për të shqyrtuar çështjet ekonomike dhe të sigurisë, gjendjen e të drejtave të njeriut dhe çështje të tjera.