Greqia vazhdon ta përkrahë Kosovën
Prishtinë, 2 shkurt - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, ambasadoren Konstantina Athanassiadou.
Me këtë rast, ambasadorja Athanassiadou e uroi ministrin Agani në emërimin e tij, si ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsësinor.
Ministri Agani e njoftoi shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, Athanassiadou, me prioritetet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke u fokusuar në veçanti në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare të komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
Gjatë takimit mes ministrit Agani dhe shefes së Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, Athanassiadou u diskutua për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Greqisë, në fushat përkatëse.
Ambasadorja Konstantina Athanassiadou, shprehu gatishmërinë e saj për fuqizimin e mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet Greqisë dhe Kosovës.