16 Janar 2025

Greqia përkrahë Kosovën në nisma rajonale dhe integrim në BE

Prishtinë, 9 mars - Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj priti në takim informues Ambasadoren e Greqisë në Kosovë, znj. Constantina Athanassiadou.

Ministrja Ahmetaj, falënderoi Ambasadoren Athanassiadou për ndihmën e vazhdueshme që ka ofruar Greqia për vendin tonë.

Poashtu, edhe për gatishmërinë për të përkrahur përfshirjen e Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtare në mënyrë që Kosova të jetë plotësisht e integruara në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Me këtë rast u diskutua avancimi me agjendën evropiane të Kosovës, respektivisht, procesi i krijimit të strukturave institucionale dhe zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Agjenda Evropiane e Reformave, programet e BE-së dhe finalizimi I procesit të Liberalizimit të Vizave.

Në takim, Ministrja Ahmetaj shfaqi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë, jo vetëm në fushën e integrimit, por edhe në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe  nismave rajonale.

Ambasadorja Athanassiadou, nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të Greqisë dhe ndihmën e parezervë në rrugën integruese të Kosovës dhe ofroj mbështetjen e vazhdueshme në kuadër të reformave konkrete në fusha të ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)