20 Janar 2025

Greqia, partner rajonal i Kosovës

Prishtinë 15 maj - Ministrja e Integrimit Evropain Vlora Çitaku, priti në takim njohës shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greçisë në Prishtinë, Ambasadoren, Konstantina Athanassiadou, me të cilën biseduan për marrdhënjet ndërmjet dy  vendeve tona dhe rajonit, bashkëpunimin reciprok dhe koordinimin në çështje të rëndësishme si  agjenda Evropiane.

Gjatë takimit, ministrja Çitaku  dhe ambasadorja Athanassiadou rikonfirmuan angazhimin dhe mbështetjen e dy vendeve për avancimin e relacioneve bilaterale në dimension politik, ekonomik, tregtar dhe shoqëror.

Ministrja Çitaku, pasi e njoftoi ambasadoren për progresin vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë në të gjitha fushat, theksoi se Greqia është partner i rëndësishëm i Kosovës dhe fqinj rajonal i saj.“Kosova çmon mbështetjen që Greqia ka dhënë dhe po jep në ndërtimin e perspektivës euroatlantike të vendit tonë”, tha minstrja Çitaku. Poashtu, ministrja rikonfirmoi se dy vendet tona po trajtojnë reciprokisht relacionet me respekt dhe përkushtim të madh.

Ministrja Çitaku dhe ambasadorja Athanassiadou, shprehën angazhimin e përbashkët për fuqizimin e mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet Greqisë dhe Kosovës.

Diskutimet gjithashtu u fokusuan edhe në përfundimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Greçisë në fusha të interest të përbashkët.

Ndër të tjera, ambasadorja Athanassiadou tha se do të angazhohet për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit që ka kjo zyrë me institucionet e Kosovës
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)