Greqia do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe Interpol
Prishtinë, 27 korrik - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se deklaratat e zyrtarëve serbë, pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në UNVESCO janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Sipas tij, këtë deklarata projektojnë vetëm, panik të shtetit serb.
Ai për Epokën e re ka thënë se ata që gjatë luftës e kanë bërë Kosovën shkrumb e hi nuk kanë të drejtë morale të flasin se a meriton apo jo Kosova të jetë pjesë e UNESCOS-s.
Selimi i ka thënë Daçiqit se mund të shkruajë letra sa të dojë kundër Kosovës, por jo edhe ta ndalë shtetin më të ri në Evropë në procesin e anëtarësimit në organizata kredibile ndërkombëtare.
Në këtë kontekst, Selimi ka bërë me dije se Greqia i ka premtuar Kosovës se do të votojë pro anëtarësimit në UNESCO dhe Interpol.