Grenada paralajmëron njohjen e pavarësisë së Kosovës
Prishtinë, 1 shtator - Shteti i Grenadës, por edhe 15 shtete të cilat e përbëjnë komunitetin e CARICOM-it, së shpejti pritet ta njohin pavarësinë e Kosovëns ka konfirmuar kryetari i Parlamentit të Grenadës, George McGaire, nëpërmjet një letre drejtuar homologes së tij shqiptare, Jozefina Topalli.
Nga shpallja e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, (GJND), që Kosova triumfojë bindshëm ndaj Serbisë, ende asnjë shtet nuk e ka njohur Kosovën.
Por, në ditët në vijim zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme premtojnë se njohjet do të vinë.