17 Janar 2025

Greiçevci dorëzoi kredencialet te Mbretëresha Elizabeta II

Londër, 31 maj – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Lirim Greiçevci, dorëzoi dje letrat kredenciale te Lartmadhëria e Saj Mbretëresha Elizabeta II.

Në audiencën me Mbretëreshën, e cila u zhvillua gjatë një ceremonie shtetërore në Pallatin Mbretëror Buckingham Palace, Ambasadori Greiçevci i përcolli mesazhet e ngrohta të Presidentes së Republikës së Kosovës për Lartmadhërinë e Saj dhe për popullin britanik. 

Ai theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, dhe shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për lirinë, pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Ambasadori Greiçevci gjithashtu shprehu zotimin e tij për t’i kultivuar dhe avancuar tutje raportet ndërmjet dy vendeve mike, në rrafshe të ndryshme të komunikimit dhe shkëmbimit të ndërsjellë ekonomik, kulturor dhe arsimor.

Pas ceremonisë në Pallatin Mbretëror, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës (Vin d’Honneur), ku morën pjesë ambasadorë dhe përfaqësues të komunitetit diplomatik në Londër, përfaqësuesja e Protokollit Mbretëror përgëzoi Ambasadorin Greiçevci për detyrën fisnike të përfaqësimit të Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas traditës, Ambasadori Greiçevci ngriti një dolli për shëndetin e Lartmadhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)