Gratë reagojnë kundër gjuhës seksiste të Beqës
Prishtinë, 15 qershor- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) ka reaguar ndaj deklartave të zyrtarit të PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, i cili duke komentuar lëvizjet politike të Mimoza Kusari Lilës, e quan atë prostitutë politike.
RrGGK e konsideron këtë deklaratë absurde dhe shumë ofenduese për të gjitha gratë dhe vajzat e Kosovës, sidomos për gratë në politikë dhe vendim-marrje. Deklarata të tilla, e që kohëve të fundit nuk janë të pakta, vetëm e përforcojnë diskriminimin ekzistues social, politik dhe ekonomik gjinor në Kosovë, thuhet nw kumtesws e kwtij rrjeti.
RrGGK e konsideron të papranueshme tërheqjen e paraleleve në mes të dështimeve në negociata dhe të qenurit grua.
RrGGK kërkon nga z.Beqa që të kërkoj falje për deklaratën ofenduese ndaj znj. Mimoza Kusari Lila duke dënuar rëndë këtë gjuhës seksiste, si dhe çfarëdo lloji të justifikimit të diskriminimeve të tilla gjinore që shkelin ligjet e Kosovës.
Sipas Rrjetit, me këtë deklaratë, Hajdar Beqa ka shkelur Ligjin kundër Diskriminimit (2015) si dhe Ligjin për Barazi Gjinore (2015).