Gratë nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e qeverisë
Prishtinë, 7 mars - Numër i madh grashë, sot nënshkruan Peticionin Kjo qeveri meriton shkarkim, me synim që të mbështesin nismën për largimin sa më të shpejtë të kësaj qeveria.
Kryetarja e AGK-së, deputetja Donika Kadaj-Bujupi, pas nënshkrimit të peticionit, ka thënë se largimi sa më i shpejtë i kësaj qeverie mundëson krijimin e rrethanave të reja, më të favorshme, në të mirë të ndërtimit të një të ardhme më të sigurt, prosperuese e zhvillimore për qytetarët dhe vendit tonë.
Kriza e thelluar sociale dhe ekonomike, papunësia gjithnjë e më e thellë, migrimi i të rinjve, që janë fëmijë nënash të Kosovës, tregon qartë për perspektiven e mbytur vendin tonë, nga kjo qeveri, ka thënë deputetja Donika Kadaj-Bujupi.
Gratë nënshkruese të peticionit thanë se ikja sa më e shpejtë e kësaj qeverie do të shënojë momentin e parë të kthesës në të mirë të vendin dhe të ardhmes për të rinjtë tanë.