20 Janar 2025

Gratë gjilanase të mobilizuara deri në largimin e Qeverisë

Gjilan, 31 janar - Sot në Gjilan, opozita e bashkuar mbajti tubimi mobilizues me gra, në kuadër të përgatitjeve për protestën e ardhshme kundër marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën dhe kundër kësaj Qeverie që e ka shkelur Kushtetutën e vendit.

Para të pranishmeve folën Nënkryetarja e VETËVENDOSJE!-s, Fatmir Mulhaxha - Kollçaku, Kryetarja e Aleancës së Gruas, Magbule Shkodra, Kryetarja e Nismës së Gruas në Gjilan, Ajshe Matoshi, si dhe deputetet Donika Kadaj-Bujupi, Valdete Bajrami dhe Besa Baftiu.

Në këtë tubim u fol për rolin e gruas në ndryshimet politike në Kosovë ndër vite, si dhe për nevojën e rritjes së angazhimit në këtë fazë, ashtu që të gjithë bashkërisht t\'i ndalim marrëveshjet që e cenojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës. Tash e disa muaj, opozita është bashkuar kundër proceseve të dëmshme për Kosovën, dhe me aktivitete të shumta ka kundërshtuar vazhdimisht marrëveshjet e 25 dhe 25 gushtit. Nga data 23 dhjetor jemi në situatë të re, meqë edhe Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Qeveria e Kosovës i ka shkelur 23 nene të Kushtetutës me marrëveshjen për \"Zajednicën\".

Prandaj, kjo Qeveri nuk ka më as legjitimitet e as legalitet të udhëheq me vendi. Largimi i saj është i domosdoshëm. Këtë e kërkoi populli i Kosovës fuqishëm më 9 janar, e edhe më fuqishëm do ta kërkojë më 17 shkurt të këtij viti.

Gratë pjesëmarrëse në këtë tubim u shprehen të revoltuara me mënyrën e qeverisjes së këtij pushteti, qeverisje kjo që i ka sjellë dëme të mëdha Republikës së Kosovës. Ato u shprehen gatshme për angazhim të përbashkët në protestën tonë të drejtë, deri në anulimin e marrëveshjeve dhe deri në largimin e kësaj qeverie.

\"Mirupafshim më 17 shkurt\", ishte emëruesi i përbashkët i folëseve  në këtë tubimi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)