Gratë e fuqizuara, çelës për shoqëri të transformuara
Prishtinë, 28 tetor - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon konferencën Gratë e fuqizuara, Çelës për shoqëri të transformuara, e cila mbahet në kuadër të Programit Transformimi i Konflikteve, i cili përkrahet nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) dhe Misioni i USAID-it në Kosovë.
Qëllimi i kësaj konference është që të prezantohen sfidat dhe rekomandimet si rezultat i diskutimeve të realizuara me institucione dhe organizata të ndryshme, me gratë e komunitetit shqiptar dhe serb në Kosovë.
Dokumenti prezanton çështjet të cilat identifikohen si probleme të përbashkëta për dy komunitetet dhe ka për qëllim të shërbejë si bazë për bashkëpunim ndërmjet tyre.
Dy problemet që u identifikuan janë dhuna në familje dhe fuqizimi ekonomik i grave.