23 Janar 2025

Gratë deputete takojnë përfaqësues të OSBE-së në Kosovë

Prishtinë, 3 qershor -  Grave i Grave Deputete (GGD), në përbërje: Blerta Deliu Kodra, Teuta Sahatqija Time Kadriaj dhe Shukrie  Bytyqi,  mbajtën sot një takim me  përfaqësuesit të OSBE në Kosovë:   Oliver Schutte dhe Maria Berishaj. 

Me këtë rast z. Schutte tha se OSBE-ja  ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me Bordin e GGD-së nga mandati i kaluar,  dhe e ka  përkrahur  atë në formimin e grupeve të grave nëpër komuna, si dhe në shumë aktivitete  tjera me qëllim të fuqizimit të rolit të gruas.

OSBE-ja  vlerëson  angazhimin e  GGD-së  dhe zotohet se  do të vazhdojë bashkëpunimin me të ,  për të rritur nivel edhe  më të lartë rolin e gruas , si në komuna, ashtu edhe në nivelin qendror.

Kryetarja nga mandati i kaluar, znj Teuta Sahatqija, duke përmendur rolin e GGD-së në formimin e grupeve të grave, jo vetëm në komunat e Kosovës, por edhe në regjion,  përkatësisht Shqipëri dhe Serbi,   kërkoi nga OSBE-ja  që edhe më tutje ta  përkrah GGD-në  në arritje të objektivave  strategjike të sajë.

Blerta Deliu Kodra theksoi rolin e fushatës “Follow up”,  e cila ka rëndësi në dialogun mes dy popujve dhe në çështjet gjinore.

Ndërsa,  deputetet  Time Kadriaj  dhe Shukrie Bytyqi theksuan  nevojën e bashkëpunimit më të madh me komunat e vogla.

Në fund u vendos që në fillim të muajit  korrik të  bëhet shfaqja e dokumentarit për gratë e  shquara në Kuvendin e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)