Gratë deputete shetësohen me diskrminimin e femrës
Prishtinë, 6 tetor - Në vazhdën e takimeve me grupet e grave të komunave të Kosovës, Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, sot organizoi një takim me Grupin e Grave nga Rajoni i Gjilanit.
Në këtë takim Donika Kada Bujupi, anëtare e Bordit të Deputeteve, foli për rolin e rëndësishëm që ka sot gruaja në procesin e zhvillimit të demokracisë dhe në procesin drejt integrimit në BE, proces ky që varet edhe nga roli dhe fuqizimi i gruas në të gjitha nivelet dhe në të gjithë sektorët e shoqërisë.
Në vijim ajo i bëri një vështrim reformës zgjedhore, rëndësisë që kanë zgjedhjet e besueshme dhe demokratike për Kosovën, si dhe aplikimit të kuotës gjinore në legjislativ dhe në segmente të tjera të shoqërisë.
Më këtë rast, gratë nga Rajoni i Gjilanit shprehën shqetësimet e tyre lidhur me moszbatimin e Ligjit për Barazinë Gjinore, madje edhe ndaj një forme të diskriminimit të fshehtë që po ndodh në punësim, apo në pozita më të larta gjatë zgjedhjeve.
Nga ky takim dolën edhe disa rekomandime, si: në reformën zgjedhore të përfshihet kuota gjinore legjislative konform Ligjit për Barazinë Gjinore; të amendamentohet Ligji për Barazi Gjinore dhe të rritet zbatueshmëria e tij në mënyrë kualitative; Ligji për Partitë Politike të përfshijë kuotat gjinore obligative, të cilat duhet t i aplikojnë në aktet normative të tyre; të rritet roli i gruas në kuvendet komunale, duke fuqizuar mekanizmat gjinor ekzistues, siç janë: grupet e grave të komunave në Zyrën për Barazi Gjinore, përfshirja e perspektivës gjinore në politikat arsimore; si dhe të investohet në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe intelektuale të grave.