Grass: FSK-ja e gatshme të bëhet ushtri
Prishtinë, 24 nëntor - Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, gjenerali Frank J. Grass, ka vlerësuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) tashmë është e gatshme që të transformohet në ushtri, por, sipas tij, kjo çështje do të varet nga vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kemi bashkëpunuar me FSK-në dhe profesionalizmi i pjesëtarëve të saj është i jashtëzakonshëm. FSK-ja është e përgatitur dhe nuk ka dyshim në mendjen tonë për këtë çështje. Prandaj FSK-ja është e gatshme në rast se Kuvendi i Kosovës e merr një vendim të tillë, ka deklaruar Grass, duke premtuar se ShBA-të do të jenë bashkë me Kosovën në rrugëtimin e saj.
Grass ka folur edhe për sulmet e fundit të ISIS-it. Ai ka thënë se shumë pak vende në botë nuk janë të rrezikuara nga ekstremizmi i dhunshëm. Grass ka deklaruar se Kosova nuk është në shënjestër të ISIS-it.(ER)