Grabovci: VV po proteston me 150 aktivistë
Prishtinë, 24 tetor - Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Adem Grabovci ka deklaruar se qytetarët e Kosovës nuk janë duke e kundërshtuar dialogun me Serbinë.
Vetëvendosje nuk mund të pretendojë se qytetarët po e kundërshtojë fuqishëm dialogun, derisa në protestën e saj marrin pjesë 150 deri në 200 aktivistë. Kosova ka më shumë banorë, e opinioni i tyre nuk mund të përfaqësohet prej një numri të tillë, ka thënë Grabovci .
Sipas tij askund në botë nuk lejohet cënimi i institucioneve.
Në asnjë vend demokratik në botë nuk ndodhë, që të cënohen institucionet e vendit, sulmohet policia dhe të mos reagohet.
Thaçi informoi përfaqësuesit e spektrit politik për takimin dhe mori mbështetje të plotë tha Grabovci.