Grabovci: Thaçi sdo të ketë kundërkandidat
Prishtinë, 2 tetor - Adem Grabovci ka deklaruar se PDK-ja është unike se kurdoherë më parë.
Ai për Epoka e re ka paralajmëruar fillimin e reformave, për të cilat ka thënë se nuk kanë për qëllim largimin e askujt, por fuqizimin e mëtutjeshëm të partisë.
Ai ka thënë se Hashim Thaçi pritet të mos ketë kundërkandidat mirëpo, sipas tij, të drejtën e kandidimit mund ta shfrytëzoj kushdo që është i interesuar.
Kurse për deklaratat e fundit të zyrtarëve të lartë të kësaj partie, Grabovci ka thënë se dëshmojnë lirinë e shprehjes dhe të mendimit ndryshe në PDK