Grabovci: Thaçi gjithmonë ka luftuar për këtë vend
Prishtinë, 26 shkurt - Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka deklaruar Hashim Thaçi është personi që ka luftuar gjithmonë për këtë vend dhe është kandidati më i domosdoshëm për President.
Grabovci, tha dhe njëherë se asnjë pëllëmbë tokë nuk do ti falet Malit të Zi.
Kërkoi nga ana e opozitës që mos të shkaktojnë dhunë dhe të kthehen në Kuvendin e Kosovës për të debatuar. Sipas Grabovcit vetëm Kuvendi i Kosovës është vendi ku duhet të debatohet.