Grabovci: Opozita e ka politizuar demarkacionin me Malin e Zi
Prishtinë, 5 prill - Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci e ka fajësuar opozitën se është ngutur me Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, duke e politizuar atë.
Grabovci për Epokën e re, tha se kjo çështje ka qenë teknike, por subjektet politike opozitare për qëllime politike e kanë politizuar atë para se të vinte në Kuvend.
Ai ka bërë me dije se një pjesë e opozitës ka për qëllim destabilizimin dhe defunksionalizimin e shtetit të Kosovës.