Grabovci mendon se opozita nuk dëshiron zgjedhje
Prishtinë, 9 dhjetor - Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se për të dalë nga situata aktuale duhet vullnet i dyanshëm politik.
Ai e ka fajësuar opozitën se nuk po lëviz nga qëndrimet e saj, pasi, sipas tij, pozita e ka bërë hapin që e ka takuar.
Grabovci ka vlerësuar për Epokën e re, se roli presidentes është shumë i rëndësishëm në këto zhvillime.
Sipas tij, gjasat për zgjidhje brenda institucioneve të Kosovës ekzistojnë.
Duke e komentuar kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, Grabovci ka thënë se ka bindje se opozita nuk dëshiron zgjedhje, por edhe nëse shkohet në zgjedhje të reja, ai thotë se PDK-ja do të dalë partia e parë politike.