Grabovci: Jo Ramushi kryeministër
Prishtinë, 25 dhjetor - Shefi i grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, e ka mirëpritur inkuadrimin e AAK-së në Qeveri, por jo që Ramush Haradinaj ta drejtojë Qeverinë.
Ai për Epoka e re ka thënë se kryeministri Thaçi dhe Qeveria e kanë besimin e qytetarëve ta udhëheqin Kosovën.
Për momentin Thaçi është pazëvendësueshëm. Qytetarët e Kosovës do të zhgënjeheshin në rast se do të tërheqim nga udhëheqja e vendit. Jemi të interesuar se besimin e dhënë të qytetarëve ta qojmë deri në fund. Kosova e ka kryeministrin e suksesshëm, jo vetëm për këtë mandat, por edhe për mandatet e ardhshme, ka thënë Grabovci.