Grabovci i kërkon falje qytetarëve për skandalin e përgjimeve
Prishtinë, 24 dhjetor - Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci u ka kërkuar falje sot të gjithë qytetarëve të Kosovës lidhur me skandalin e përgjimeve telefonike.
Në takimin me gazetaret, Grabovci nuk i kërkoi falje edhe kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.
\"Mua më vjen keq dhe u kërkoj falje gjithë qytetarëve të Kosovës, nuk ka qenë asnjëherë në natyrën time që të shkaktoj shqetësim të qytetarëve.\"
\"Kam bërë përpjekje gjithnjë që të jem në shërbim të një jete më të mirë dhe një stabiliteti relaksimit të jetës së qytetarëve. Unë të gjithë qytetarëve u kërkoj falje për shqetësimin më të vogël, me cilindo veprim që kam bërë. Ndërsa bashkëpunimi im me përfaqësuesit e institucioneve ka qenë korrekt, është korrekt dhe do të jetë korrekt, ka deklaruar ai.